MENU
klinika

Takim me artistët

Basha reflekton për kandidaturat: Duhen intelektualë

14.03.2019 - 20:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi intelektualët të bëhen pjesë e aksionit opozitar në rrëzimin e qeverisë.

Basha shfaqi shenja reflektimi për gabimit e tij për kandidatët, të cilët i futi në lista dhe tani po ulen në Kuvend.

“Një reflektimi të thellë edhe brenda opozitës për sa i përket misionit tonë në kuptimin afatgjatë, që është në vlerësimin tim misioni i dhënies fund të përfaqësimit të interesave të publikut, nga njerëz që nuk e meritojnë dhe e shpërdorojnë besimin publik. E që në ballë të ndryshimit që duam të gjithë dhe presin të gjithë Shqipëria, të mos jenë maliqërit, por të jetë elita intelektuale”, tha Basha.

Më tej, Basha denoncoi se pas projektit të godinës së re fshihet afera e pastrimit të parave të pista.

“Kemi prova të mjaftueshme se afera e Teatrit Kombëtar është në thelb një aferë e pastrimit të parave të pista, të kokainës spanjolle”, tha Basha.

Përfaqësuesit e aleancës së bashku me artistët i kërkuan kreut demokrat më shumë vëmendje si dhe përfaqësim të popullit në vendimmarrje.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin