15.03.2019 - 11:26
Seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin është shtyrë sërish.
Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë avokatja e çështjes, e cila nuk ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen.
Seanca e rradhës është shtyrë për në datën 25 mars.
Kujtojmë që kjo është e pesta herë që gjyqi për 5 të pandehurit e bandës së Shullazit shtyhet sërish.
Shullazi dhe grupi i tij akuzohen për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.
Për këtë vepër Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.