MENU
klinika

Kërkojnë transparencën e pensioneve

Minatorët në protestë/ Paralajmërojnë: Do i vëmë flakën ISSH

15.03.2019 - 12:15

Minatorët janë bashkuar në një protestë përpara zyrës së Ramës nën sloganin “Duam statusin ose do t’i vëmë flakën ISSH-së”

Punëtorët e nëntokës kanë dalë sërish sot në protestë duke kërkuar që Instituti i Sigurimeve Shoqërore të bëjë transparencën e pensioneve.

Ata kanë akuzuar qeverinë se hesht dhe nuk bën punën e saj. Ndonëse policia e Tiranës iu ka refuzuar kërkesën për tubim para Kryeministrisë, minatorët kanë vijuar aksionin e tyre.

Ata kërkojnë të drejtën për statusin e minatorit, ndërsa shtojnë se etapat e diskutimeve kanë kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë Taf Koleci deklaroi duke thënë:

Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë, kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë përse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në një kohë sa më të shkurtër. Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ndërsa kreu i sindikatës se minatorëve, Fiqiri Xibri i është bashkuar protestës së minatorëve, ai i ka bërë thirrje që të gjitha sindikatave dhe minatorëve të bëhen bashkë. Madje ka paralajmëruar se do i vënë flakën ISSH-së.

Ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu. Pavarësisht se këtë protestë nuk e organizuam ne, rëndësi ka që minatorët të jenë të gatshëm për të luftuarpër të drejtat e veta. Minatorët do të luftojnë për dinjitetin e tyre, pavarësisht ngjyrave të partive apo eprorëve të sindikatave. Nuk ka rëndësi se kush është në qeveri PS apo PD, nuk ka rëndësi se cila është sindikata që përfaqëson sot ose nesër, ose dje, rëndësi ka që ne të jemi të gatshëm për të mbrojtur veten tonë, dinjitetin tonë, gjakun tonë që e kemi lënë nëpër miniera dhe qeveritë nuk e njohin.

Tre muaj më parë ne ishim këtu dhe bëmë sherr të panevojshëm. Ç’nevojë kemi në minatorët të përplasemi me policinë? E vetmja nevojë është heshtjamakabre e qeverisë. Në qoftë se janë humanë, duhet të bëjnë transparencën e hajdutëve atje në ISSH sepse ISSH është kthyer në bandë korrupsion dhe akoma nuk ka filluar puna për të pastruar skemën nga hajdutët. Ka 25 vjet, por të paktën 10 vjet që ne protestojmë dhe qeveritë na thonë nuk kemi para. Si nuk keni para more zotërinj, është leku jonë, është gjaku e djersa jonë.

E hanë hajdutët që marrin pensione false. Jemi dënuar ne për protesta, ndërkohë që nuk dënohen hajdutët. Fajtorët numër një është politika, janë qeveritë që përkrahin bandat. Në qoftë se qeveria ka edhe gurin edhe arrën dhe ka paratë tona për t’i përdorur kundër nesh. Edhe ne kemi armën tonë, zemrën tonë, dinjitetin tonë dhe bashkimi jonë. Nuk ka rëndësi se kush e organizon, të jemi të gjithë bashkë, të luftojmë të gjithë bashkë dhe radhën tjetër nuk largohemi më pa e realizuar statusin. Do i vëmë flakën Institutit të Sigurimeve Shoqërore”.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”