MENU
klinika

Sarkofagu i motrës së Skënderbeut

Mara Kastrioti, hera e parë tek varri i saj në ishullin Kom

15.03.2019 - 16:07

Viti që lamë pas, 2018, u quajt simbolikisht si ‘Viti i Skënderbeut’, e në vijimësi të ngjarjeve përkujtimore lidhur me figurën e tij ndalojmë edhe diku në afërsi të kështellës së Zhabjakut (kryeqendrës së Gjuraziut Çernoeviç), në Manastirin Kom tek liqeni i Shkodrës.

Aty ku u zbulua sarkofagu i varrit të motrës së Gjergj Kastriotit, në një kishëz devocionale, fshehur mes gjelbërimit dhe rrënojave mesjetare, në qetësinë e ujdhëzës Kom.

Pjesëza e Podgoricës, në afersi të kështjellës së Zhabjakut (kryeqendra e fisnikut që mori pjesë në Kuvendin e Lezhës 1444, Stefanika Gjuraziut Çernojeviq) zbuluar e shkruar ne librin Koha e Sheges Naim dhe Sami Flamuri në vitin 2008.

Perndryshe motra madhe e Skenderbeut, lindi Ivan begun nipin e Skenderbeut, qe themeloj Cetinjen kryeqendrën e Malit Zi.

Videoja më poshtë vjen nga vëllezërit Naim dhe Sami Flamuri, të cilët lidhur me vizitën e tyre shkruajnë:

“Nje dite qe nuk harrohet kurre. Mara priti nipat e vet ne shtepine e saj te perjeteshme. Asgje nuk eshte e rastesishme Sami ishim sot deshmitar se si vulletit te mire i hapen rruget e mbyllura, si hapen vetvetiu dyert e kyçura. Sot ne te tre u hapem syt atyre qe shikojn por nuk shohin, sot u sollem degjimin vesheve te shurdher dhe cdo gje sot ishte Skënderbejçe”

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe