MENU
klinika

Takon deputetët francezë

Integrimi në BE/ Balla: Franca mbështetje të fuqishme

15.03.2019 - 16:09

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti zhvilluan një takim me dy deputetët francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy.

Deputeti francez, Jacques Maire në fjalën e tij tha se është e rëndësishme që sot të forcojmë lidhjet midis Shqipërisë dhe Francës, ndërsa deputetja Liliana Tanguy, në fjalën e saj falënderoi Ballën për pritjen si dhe nënvizoi rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë në planin ekonomik.

Pas takimit, Balla u shpreh se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kishim sot në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të nderuar të Komisionit për Çështjet evropiane dhe të Komisionit të Politikës së Jashtëm të Asamblesë Parlamentare franceze. Dua ta theksoj që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sikurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë. Ne kemi shumë për të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit”– nënvizoi Balla.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin