MENU
klinika

Balluku i kalon TEC-et në sitë

Pas Korçës, pezullohet TEC-i në Vlorë!

15.03.2019 - 16:44

Një tjetër projekt i rëndësishëm energjetik siç është dhënia me koncesion i termocentralit të Vlorës është pezulluar pas një vendimi të ministres Balluku .

Kjo evidentohet në të dhënat e publikuara prej agjensisë së prokurimeve publike, ndërsa tenderi do të duhej të zhvillohej në datën 10 mars.

Përfundimi i gazsjellësit TAP u pa si një mundësi e mirë për vënien në punë të këtij projekti i cili është ndërtuar që në vitin 2011 por nuk është vënë asnjëherë në punë për shkak të kostos së lartë.

TEC Vlora u vizitua në terren nga 27 kompani rreth 2 muaj më parë të cilat shprehën interes për këtë projekt.

tec-i-vlore-konica.al

Ministrja Balluku, duket se po kalon në sitë të gjitha HEC, që mund të sjellin dëme në mjedis, ose nuk plotësojnë kushtet e kërkuara.

Pas pezullimit të TEC-eve në Korçë dhe në kanionet e Holtës, është pezulluar edhe ai i Vlorës.

Termocentrali i Vlorës synohej të jepej me koncesion për një periudhë 20-vjeçare me vlerë investimi prej 58 milionë eurosh.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Damian Gjiknuri synonte të implementonte projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, duke përfshirë një degëzim të tubacionit të gazit Fier-Vlorë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier