Nëse nuk e keni bërë vaksinën e gripit, nuk është tepër vonë!
Vaksinat e gripit pakësojnë rrezikun nga sëmundjet e gripit dhe komplikimet e rënda që mund të rezultojnë në hospitalizim madje dhe vdekje. Aktiviteti i gripit zakonisht rritet midis dhjetorit dhe shkurtit, ndonëse aktiviteti mund të zgjasë deri në maj.
Nëse sëmureni me grip, barnat antivirale mund të përdoren për të trajtuar sëmundjen.
Barnat antivirale janë ilaçe me recetë që luftojnë kundër viruseve të gripit në trup. Ata janë të ndryshëm nga antibiotikët, të cilët luftojnë kundër infeksioneve bakteriale. Barnat antivirale mund të zvogëlojnë ethet dhe simptomat e gripit, dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e ndërlikimeve të tilla si infeksionet e veshëve tek fëmijët, komplikimet e frymëmarrjes që kërkojnë antibiotikë tek të rriturit dhe shtrimin në spital.
Për njerëzit me rrezik të lartë të komplikimeve serioze të gripit, trajtimi i hershëm me një ilaç antiviral mund të nënkuptojë që të ketë sëmundje më të butë në vend të sëmundjes më të rëndë që mund të kërkojë një qëndrim spitalor. Për të rriturit që janë hospitalizuar me sëmundje të gripit, disa studime kanë raportuar se trajtimi i hershëm antiviral mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes.
Pacientët me rrezik të lartë të zhvillimit të komplikimeve të rënda të gripit përfshijnë gratë shtatzëna, personat 65 vjeç e lart, dhe fëmijët më të vegjël se 5 vjec, por sidomos më të vegjël se 2 vjec.
Pacientët e gripit me rrezik të lartë gjithashtu përfshijnë njerëz me kushte të caktuara mjekësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, njerëzit me gjendje neurologjike ose zhvillimore , dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.
Studimet tregojnë se barnat antivirale të gripit funksionojnë më mirë për trajtim kur i merrni ato brenda dy ditëve nga fillimi i sëmundjes. Fillimi i tyre më vonë mund të jetë i dobishëm sidomos nëse personi i sëmurë ka një gjendje të rëndë shëndetësore ose është shumë i sëmurë nga gripi.
Mjekët mund të zgjedhin të përshkruajnë barna antivirale për të trajtuar njerëzit me sëmundje të butë të gripit të cilët nuk janë në rrezik të lartë për komplikime dhe nëse pacienti ka përjetuar simptoma të gripit për dy ditë ose më pak.