16.03.2019 - 09:31
Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës 16 mars në qytetin e Vlorës. Makina Opel Vectra është djegur plotësisht në lagjen “Lirim”
Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale G.H., ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
“Policia ka marrë në pyetje pronarin e makinës, ndërsa po punon për identifikimin e autorit të djegies së mjetit”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë në “Gjashtë”, Sarandë është dëmtuar në pjesën e pasme (tek bagazhi) automjeti tip Ford, i shtetasit A.A.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.