MENU
klinika

Tejkaluar nga Kina

Evropa ka tanimë më shumë se 1 milion makina elektrike

31.08.2018 - 16:00

Shteti që ka numrin më të lartë të blerësve të makinave elektrike është Norvegjia, kryesisht prej incentivave si parkim dhe karikim baterish falas.

Dhe më e rëndësishmja, makinat elektrike norvegjeze furnizohen nga hidrocentralet kombëtare, kësisoj burimi i energjisë është i pastër.

Shitjet e makinave elektrike janë rritur me 43 për qind në gjysmën e parë të vitit 2018, por është ende një rrugë e gjatë përpara.

Makikat elektrike dhe hibride përbëjnë vetëm 1 për qind të tregut total evropian.

Kina e arriti rekordin e 1 milion makinave elektrike në qarkullim një vit përpara Evropës dhe Shtetet e Bashkuara do duhet ta arrijnë nga fundi i këtij viti.

E ndërsa gjithnjë e më shumë shtete janë duke planifikuar ndalimin e makinave me naftë në vitet e ardhshme, Holanda dëshiron që në vitin 2030 të gjitha makinat e reja të jenë me çlirime zero të dioksidit të karbonit.

Mbretëria e Bashkuar planifikon t’i japë fund prodhimit të makinave me naftë dhe diesel deri në vitin 2040. Të njëjtën gjë paramendon edhe Franca.

Thuhet se Norvegjia dëshiron ta arrijë këtë synim brenda vitit 2025.

Edhe në Shqipëri duket se shembulli i kryetarit të bashkisë që përdor makinë elektrike po përhapet në popullatë. Madje ekziston edhe një linjë taksish e përbërë tërësisht nga makina elektrike, të cilat ulin ndjeshëm çmimet e lëvizjeve për qytetarët e Tiranës.

A do jemi të gatshëm për hir të një mjedisi më të pastër, në dobi të shëndetit tonë, të blejmë një makinë elektrike kundrejt një makine me karburant fosil?

Përgatiti: M.G