Pas situatës së fundit të krijuar në vend, ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kreu i Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve, ndërsa ndjek me shqetësim zhvillimet.
“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, bëhet me dije nga Presidenca.
Deri në orën 13:30 protesta ka vijuar e qetë por më pas ka pasur konfrontim mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek parlamenti, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës disa herë si dhe me ujë.