Vijon marshimi i protestuesve, dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë vetëm kur kanë nisur incidentet e para para Institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Basha ka thënë se policia po provokon protestuesit duke hedhur gazi lotsjellës dhe ujë.
I pyetur për akuzat se opozita kërkon destabilizimin e vendit, kryedemokrati tha se tashmë Shqipëria është e destabilizuar nga krimi dhe nuk do ketë paqe pa larguar Ramën.
“Kjo protestë është jetike. Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe qeveria që vjedh paratë e shqiptarëve. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelët. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do gjejë paqe.
Policia e Lleshajt i shërben krimit. Shqipëria është destabilizuar nga krimi dhe ne do i japim fund kësaj. Rama ka ardhur në Parlament me ndihmën e kriminaleve. Policia po provokon protestuesit”- tha Basha.