MENU
klinika

Protestuesit mblidhen në PD

Mbyllet protesta e opozitës/ Basha: Dita e dytë e zgjimit kombëtar!

16.03.2019 - 15:19

Ka përfunduar protesta e opozitës e cila zgjati për rreth 4 orë.

Pas dy marshimeve rreth Kryeministrisë dhe një deri në sheshin “Skënderbej” e tek parlamenti, protesta është mbyllur në oborrin e selisë së PD.

Gjatë protestës u krijuan momente tensioni tek parlamenti ku ndodheshin një pjesë e protestuesve. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia. Ata kanë qëlluar me sende të forta e gurë por policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Ndërkohë policia ka hedhur dhe ujë me bote për të larguar protestuesit.

Turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.

Pasi është sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, turma ka vijuar drejt qendrës së kryeqytetit. Një pjesë është vendosur pranë parlamentit ku kanë tentuar të hyjnë brenda por janë ndaluar nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

basha-konica.al
basha-konica.al

Gjatë fjalës së tij tek selia e PD, Lulzim Basha tha para simpatizantëve se policia e Ramës përshkallëzoi dhunën e pa provokuar ndaj protestuesve dhe për ketë do mbajë përgjegjësi.

“E sotmja hyri në historinë tonë si dita e dytë e zgjimit kombëtar pas komunizmit. Si dita e zgjimit më të madh që Shqipëria ka njohur dhe për këtë çdo shqiptar u ka një borxh juve misionarëve të lirisë dhe të demokracisë.

Sot kufoma në panik, Edi Rama përshkallëzoi dhunën e pa provokuar ndaj protestuesve për t’i larguar nga rruga e protestës. Përgjigjen e mori nga populli. Duart e gjata të krimit që dhunojnë vëllezërit tanë do japin përgjegjësi para ligjit.

E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Do ta hedhim në rrugë qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit”– tha Basha.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin