MENU
klinika

Zemërimi i Vuçiç me Platformën Kosovare

“Shporruni ku të doni! Serbia nuk do t’ua plotësojë”

16.03.2019 - 17:05

Kuvendi i Kosovës, më 7-Mars të këtij viti ka miratuar Platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po atë ditë, Kuvendi ka miratuar edhe Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Autoritetet e Serbisë e kanë vlerësuar Platformën e Kosovës për dialog si “të keqe” dhe të “tmerrshme”, duke e cilësuar atë si provokim dhe pengesë për zhvillimin e dialogut në të ardhmen.

Më tej reagimet e autoriteteve serbe kanë qenë mjaft të ashpra, përshi këtu edhe atë të presidentit Aleksander Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, pas miratimit të Platformës për dialog nga ana e Kuvendit të Kosovës, e ka cilësuar atë si një letër, me një fjalor mjaft të ashpër.

“Tani, me këtë letër, bandë nga Prishtina, shporruni ku të doni dhe shihni se a mundet dikush tjetër t’ua plotësojë atë që po kërkoni. Serbia nuk do t’ua plotësojë atë”, pati thënë Vuçiç.

Fjala e plotë e Vuçiç:

“Haradinaj ka premtuar se do të më rrëzojë nga pushteti.

Ndoshta edhe do të më rrëzojë.

Por, asnjëherë nuk do t’i pranojë ato kushte.

Dhe Serbia, patjetër ta dije se ato ultimatume që dje ja drejtuan Serbisë ata, me përkrahje të mentorëve të tyre perëndimorë.

Përgjigja e Serbisë është: Jo! Atë nuk do ta merrni!

Serbia është vend i njerëzve të ndershëm dhe të përgjegjshëm, të cilët e ruajnë vendin e tyre, dhe të cilët e ruajnë populin e tyre.

Ndërsa ju… Ju që menduat se do t’ju lus  për një karrige, për pak më gjatë dhe më shumë pushtet.

Nuk më intereson mua pushteti, dhe asnjëherë nuk më ka interesuar.

Nisuni nga vetvetja, zotërinj evropianë dhe vendas. Nisuni nga vetvetja.

Nuk kuptoni se ka njerëz, të cilët kanë moralin, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, nuk kuptoni që unë jam këtu që ta mbroj atdhenë serb! 

Ta mbroj popullin tonë, të mendoj për fëmijët tanë, dhe të mos ja jap shtetin tonë askujt, që ta poshtërojë dhe ta prishë.

E tani me atë letër, ju bandë nga Prishtina, shporruni ku të doni dhe shihni nëse dikush tjet mund t’jua plotësojë atë që keni kërkuar.

Serbia nuk do tua plotësojë atë. Dhe ne deshtëm kompromis, dhe gjithmonë e kërkojmë, edhe sot themi se duam kompromis, me atë ta prishni Serbinë, ta shkatërroni Serbinë, ta shkelni Serbinë, as shumë më të fortë se ju nga Prishtina, nuk ja kanë arritur e qindra vite, nuk do mundeni as ju!”

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi