16.03.2019 - 17:16
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas përfundimit të protestës së opozitës.
Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shprehet se policia e shtetit u vu në qendër të dhunës që synonte Kuvendin e Shqipërisë.
Ministri Lleshaj nuk kursen edhe komentet për opozitën, e cila organizoi protestën sot, ndërsa shprehet se ndjen keqardhje për degradimin e saj.
“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.