MENU
klinika

Si t'i parandaloni?

Infeksionet tek pacientët me kimioterapi

16.03.2019 - 18:23

Mësoni si të parandaloni infeksionet. Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni ethe ose ndiheni të sëmurë gjatë trajtimit të kimioterapisë.

Pacientët me  kancer  të cilët trajtohen me kimioterapi  kanë më shumë gjasa të marrin infeksione. Çdo vit shumë pacientë me kancer janë hospitalizuar sepse numërimi i ulët i qelizave të tyre të bardha ka cuar  në një infeksion serioz.

Sistemi imunitar ndihmon trupin të mbrohet nga marrja e një infeksioni. Kanceri dhe kimioterapia mund të dëmtojnë këtë sistem duke reduktuar numrin e qelizave të bardha të gjakut, një gjendje e quajtur neutropenia. Një infeksion mund të çojë në sepsia, përgjigjja trupore dhe kërcënuese për jetën ndaj një infeksioni.

Mjeku do ta kuptojë   kur numërimi i qelizave të bardha të gjakut të jetë më i ulët, pasi kjo ndodh  kur ju keni  rrezik për  një infeksion. Kjo zakonisht ndodh në mes të 7 dhe 12 ditëve pasi të keni përfunduar çdo dozë kimioterapie, dhe mund të zgjasë deri në një javë.

kimioterapi-konica.al
kimioterapi-konica.al

Merrni hapat e duhur për të parandaluar infeksionet gjatë trajtimit të kancerit.

*Kini kujdes nga ethet

Nëse keni  ethe gjatë trajtimit të kimioterapisë, kjo është një emergjencë mjekësore. Ethet mund të jenë shenja e vetme që ju keni një infeksion dhe një infeksion gjatë kimioterapisë mund të jetë kërcënues për jetën.

*Pastroni shumë shpesh duart

Duart e pastra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. Shumë sëmundje janë përhapur duke mos pastruar duart, gjë që është veçanërisht e rrezikshme kur bëni  trajtimin e kimioterapisë. Ju dhe çdokush që është  rreth jush, duke përfshirë anëtarët e familjes, mjekët dhe infermieret, duhet të pastrojnë duart shumë shpesh, sidomos pas kontaktit me pacientët.

Mësoni simptomat  e infeksionit

Konsultohuni menjëherë me mjekun nëse vëreni ndonjë simptomë të një infeksioni, siç janë  ethet, kollë, dhimbje të fytit, mbingarkesë hundore, skuqje ose ënjtje në çdo zonë, diarre ose vjellje.