Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm se ndjen keqardhje për opozitën, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Tëitter ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës nga policia.
Ai e ka cilësuar këtë akt si ‘sulm kriminal’.
“Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar”, shkruan në postimin e tij Bardhi.
Postimi i plotë:
“Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!”, shkruan Bardhi.