Në lidhje me 12 të arrestuarit e bandës së fajdeve në Shkodër është dhënë sot masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkodrës.
Kujtojmë se 12 të arrestuarit ranë në prangat e policisë dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Maranaj”.
Ata akuzohen pë dhënie të huasë jashtë sistemit ligjor bankar.
Në këtë skemë ishin të përfshirë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Skema e fajdexhinjve ishte denoncuar nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, djemtë e të cilit kishin marrë para hua nga ky grup i cili funksiononte në mënyrë të strukturuar.
Të arrestuarit:
1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra
2.Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra
4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër
7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra
10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra
11.Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër