Partia Demokratike ka publikuar pamje nga arrestimi i djalit të ish-deputetit të Luan Baçi.
Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka hedhur një video nga momenti i arrestimi.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Bruno (djali i Baçit) po filmonte dhunën ndaj qytetarëve ndaj edhe ra viktimë e dhunës së tyre.
Postimi i plotë:
“Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste. Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes.
Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.
Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.
Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!”, shkruan Zhupa.