MENU
klinika

Deklarata

Liberalizimi i vizave/ Hoxha: Nuk varet nga taksa

17.03.2019 - 09:08

Ministrja e Integrimit Evropian në Kosovë, Dhurata Hoxha, pohoi se fati i liberalizimit të vizave nuk lidhet me taksën që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Hoxha thotë se në vend po lidhen disa procese të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me proceset politike.

“Në Kosovë është gjithmonë një tendencë që të lidhen disa procese që nuk kanë të bëjnë aspak me procese politike me gjëra apo me situatat në përgjithësi. Nuk është se kemi informatë se ka tendenca që të lidhet liberalizimi me taksën. Mirëpo, më duhet të sqarojë se që nga vënia e taksës kemi pasur kërkesa të vazhdueshme të vendeve anëtare që ta suspendojmë taksën.

Tani po e vërejmë edhe presionin edhe nga shumë vende mike partnere nga BE, por ShBA-ja pra ky presion ndaj Kosovës. Patjetër që ne i kemi arsyet tona pse e vënë taksën, pra arsyet janë, aty e ditë të gjithë”, tha Hoxha.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ajo u shpreh se nuk jep datë, pasi sipas saj, kjo nuk varet nga institucionet e vendit.

“Asnjëherë nuk kam thënë se jemi apo në qershor do liberalizohen vizat. Jemi në hapin e fundit dhe ky hap i fundit varet i tëri nga shtetet anëtare të BE-së dhe unë e shoh reale që nuk mund të presim më asgjë para përfundimit të zgjedhjeve të BE-së që janë në fund të majit.

Pra të Parlamentit Evropian dhe asnjë shtet anëtar nuk dëshiron as të mendoj për çështje, sepse veç se kanë filluar fushatat edhe të europarlamentarëve dhe nuk duan të bëjnë asgjë që do të rrezikonte që forcat ekstreme te djathta të rriteshin në % në këto zgjedhje. Kemi një rast dhe po kërkojmë që çështja e Kosovës të futet në agjendë në qershor. Tani e gjitha varet nga vendet anëtare të BE-së”, nënvizoi ministrja.

 

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi