MENU
klinika

Historia frymëzuese e Nadias

Si diabeti më detyroi të humbas peshë!

17.03.2019 - 15:40

Për njerëzit prediabetik ose ata që janë të prekur nga diabeti i tipit 2, humbja e peshës është pjesë e planit të trajtimit.

Duket e thjeshtë: hani më pak dhe lëvizni më shumë. Por nëse humbja e peshës është aq e lehtë, miliona njerëz nuk do të luftonin tani për ta bërë këtë. Dhe ndoshta keni vënë re se edhe njerëzit që humbasin peshë e kanë të vështirë ta mbajnë atë.

Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se njerëzit i përgjigjen ndryshe dietave. Për shembull, disa humbin peshë nga ulja e konsumit të karbohidrateve; disa fitojnë peshë. E njëjta gjë vlen edhe për planet e tjera.

Pra, si ta gjeni recetën tuaj sekrete për humbje peshe? Sigurohuni që të përqëndroheni në ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes, dhe pastaj të eksperimentoni me ngrënie, aktivitet dhe caktimin e qëllimeve derisa të gjeni një metodë që funksionon për ju.

Lexoni historinë e Nadias.

“Mjeku më tha diçka që nuk do të doja ta dëgjoja më kurrë” –tha Nadia.

Nadia ka provuar shumë dieta të ndryshme dhe ka humbur peshë, por gjithmonë e ka fituar atë përsëri. “Unë kam një raft plot me libra për humbje peshe”, tha ajo.

Ajo ishte e shqetësuar për shëndetin e saj – pasi kishte apnea të gjumit, diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru në historinë e familjes së saj.

Gjatë një vizite rutinë tek mjeku, Nadias i bën shumë përshtypje fjalët e tij.

“Ai e filloi fjalinë me fjalët ‘Me peshën tuaj. . . , ‘Dhe me të vërtetë këto fjalë më bën të ndihesha shumë keq dhe vendosa se duhet të bëj diçka për peshën time “, kujton Nadia. “Nuk ishte një moment i mirë, por tani që e kujtoj unë i jam mirënjohëse mjekut për fjalët që më tha”.

Këtë herë, në vend që të provonte një dietë specifike, Nadia u përqëndrua në ushqimin dhe aktivitetin e shëndetshëm që përshtateshin me jetën e saj.

Ajo konsumonte ushqim të lehtë si pulë e pjekur në skarë dhe perime, në pjesë të vogla dhe filloi të ecë çdo ditë. Ajo aplikoi atë që ajo kishte mësuar gjatë viteve në lidhje me dietën dhe nevojat e saj, dhe pesha filloi të binte.

Nadia rrëfeu për ne disa këshilla të provuara dhe të vërteta:

-Ecni më gjatë dhe ushtrohuni rregullisht;

-Evitoni ushqimin gjatë nates;

-Hani ngadalë. Duhen 20 minuta ose më shumë që truri ta kuptojë që jeni ngopur;

-Pini ujë nëse mendoni se jeni të uritur. Ju mund të jeni të etur;

-Hani disa proteina në çdo vakt dhe përpiquni të përfshini fruta dhe perime;

Aktiviteti fizik e bën Nadia të ndihet shumë mirë. Ajo çohet cdo ditë herët në mëngjes, bën 1 orë vrap dhe pastaj shkon në pinë.

“Ka gjithmonë kohë për të parë TV. Tani duhet të gjeni kohën për të qenë aktive”, tha ajo.

Nadia ende ka disa kg për të humbur, por peshën që ajo ka humbur deri tani, e ka mbajtur të qëndrueshme për 2 vjet.

Kolesteroli dhe nivelet e sheqerit në gjak janë përmirësuar, dhe crregullimet e gjumit janë larguar .

Kjo këshillë nga Nadia mund të jetë shumë e dobishme për të gjithë: “Nëse rimerrni përsëri peshë, mos u dorëzoni por filloni sërisht, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrini”.