MENU
klinika

Atentati tek zona e Parkut të Liqenit

Vrasja për borxhin/ Zbardhet dëshmia, si ndodhi ngjarja

17.03.2019 - 16:09

Menjëherë pas arrestimit të mikut të vrasësit të 62-vjeçarit dje në Tiranë, është bërë e mundur edhe zbardhja e dëshmisë së tij të dhënë për policinë.

Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vrarë sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn i është afruar duke e ofenduar.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Te shtunën pasdite më mori në telefon, më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me të birin. Islami më tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët.

Kur Haxhiu u afrua, e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të dy, dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin