MENU
klinika

Terror në Suharekë

Kosovë/ Ekzekutohen dy persona, dyshohet një rreshter policie

17.03.2019 - 18:38

Qyteti i Suharekës në Kosovë është tronditur ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë se brenda një harku kohor të shkurtër janë shënuar dy vrasje.

Në orët e para të kësaj të diele, një 30-vjeçar mbeti i vrarë brenda ambienteve të një lokali bastesh, ndërsa ngjarja e dytë është shënuar në fshatin Studençan. Ende nuk dihen motivet, por mendohen se vrasjet kanë ndodhur për konflikte familjare. Rastet u konfirmuan nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në fshatin Studenqan. Më shumë nuk dimë, për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, tha Gashi.

Më vonë, Komandanti i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi tha se për vrasjen e ndodhur në një kazino të Suharekës, i dyshuar është një rreshter policie.

suharaka-terror-konica.al
suharaka-terror-konica.al

“Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinosë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri. Me të marrë informacionin ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha njësitë.

Kemi kuptuar nga informacionet e para se viktima është Jetmir Aliaj”, tha Krasniqi në fjalën e tij.

Ai shtoi se në bashkëpunim edhe me forca të tjera policore janë mbledhur prova, e dyshohet se vrasësi i të riut nga Suhareka është një rreshter, anëtar i Policisë së Kosovës.

Krasniqi theksoi se për rastin janë marrë masa menjëherë, u bastisën disa banesa, kurse i dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi