17.03.2019 - 19:06
Banorët e ‘Astirit’ në Tiranë tashmë e kanë kthyer protestën në traditë.
Prej më shumë se 100 ditësh, ata mblidhen çdo mbrëmje në rrugë për të kundërshtuar projektin e “Unazës së Re”.
Duke kundërshtuar me forcë vijimin e projektit, ata në shenjë revolte i kërkojnë qeverisë të heqë dorë nga ky projekt, pasi siç shprehen ata duke cituar edhe materialet e mediave, ky projekt është abuziv dhe korruptiv.
Në të gjithë betejën e tyre, banorët e Astirit nuk kanë qëndruar vetëm, por kanë patur mbështetje nga opozita e bashkuar, e cila njëherësh ka kërkuar që ky projekt të anulohet një orë e më parë.