(Mbi sulmin e ndodhur dy ditë më parë në dy xhamitë në Zelandën e re)
Edhe pas 48 orëve të krimit makabër mbi njerëzit e pafajshëm, solidarizimi kolektiv si në rastin e Brukselit, Madridit dhe Parisit nuk po ndodhë në Prishtinë.
Çfarë faji bënë ata që të vriteshin? ‘Faji’ i vetëm i tyre ishte pse i luteshin Krijuesit për paqe dhe mirësi për vete, familjet dhe gjithë njerëzimin. A thua na u shterr ndërgjegjja nga rastet e tilla apo thjesht bëmë reagim intrigues sa për sy e faqe, sa për t’u dukur se po ‘solidarizohemi’ me njerëzit e botës humane.
Dikush e cilësoi si frymëzim individual, jo, ky është frymëzim kolektiv i sojit të tillë që me paramendim përgatitë arsenalin për të vrarë njerëz të pafajshëm e mbi të gjitha në vendin ku kërkohet falje dhe mirësi, vend ky i cili duhet të shpallet muze i krimit religjioz. Ky muze do të shërbente si vend i vetëdijësimit dhe ndërgjegjjes ndaj njerëzimit.
Asnjë fe në botë nuk thërret në krim, përkundrazi, thërrasin në paqe.