MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

“Thaçi, fantazisti apo ngadhënjyesi më i madh i historisë?”

19.03.2019 - 17:11

Kur i jepet e drejta e qytetarisë disfatizmit e inferioritetit.

Kur njerëzit defiçientë bajnë spindoktorizëm e kur tri m*t komuna serbe në veri cilësohen si “raison d’etre” e shtetit të Kosovës. Nëse bashkimi qenka nji spirale pamundësish, atëherë pse VV vazhdon me grumbullue kapital politik në emën të nji kauze të pamundshme?

Për këtë ‘debillin’ që po monologon vetmevete: Natyrisht që Thaçi nuk e ban bashkimin e Luginës me konferenca për shtyp, por edhe ma hiç VV-ja që po “rritet” eksponencialisht me njerëz që PDK-ja i ka jashtëqit prej zorrës trashë. Gjithçka VV-ja i sugjeronte Thaçit me ba në raport me Luginën, sot ky i fundit po e ban. Megjithë antipatitë e smirat ndaj Thaçit, le ta pranojmë nji gja: ai ose âsht FANTAZIST si pak të tjerë (me kërku shkëmbim të dy rajoneve të cilat s’i kontrollon) ose NGADHNJYES si kërkush tjetër (me e këmby nji rajon që se kontrollon e me e fitue nji tjetër që s’e ke kontrollue asnjiherë). E ata që bashkimin e Luginës s’po e begenisin se, simbas rradakes së tyne, po u bajka fjalë për do bokërrima, le të shkojnë në Stubëll, Retkocer, Brainë e Tularë të Medvegjës ku s’tymon as nji oxhak shqiptar, e të njejtit le të shkojnë në Leshak, Trebicë a Bellobwrd të Leposaviqit e të presin qysh ideja e shtetit të Kosovës po mugullon mes katunarisë serbe!!!

Nji MURI alla-Trump për Leposaviqin e Zubin Potokun, nji muri alla-Adrian që me na mbajtë larg barbarëve!