MENU
klinika

"S'do tolerohen vonesat"

Propozimet për anëtarë të KZAZ, KQZ thirrje partive politike

18.03.2019 - 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë sot me një thirrje për partitë politike. KQZ kërkon që partitë politike të dorëzojnë propozimet për anëtarë të KZAZ-ve.

Thirrja është bërë nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, e cila përmes një konference për shtyp theksoi se nuk do të tolerohej asnjë vonesë.

Sipas saj vonesat dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.

Deklarata e plotë:

Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhu në çdo proces zgjedhor.

Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për
cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.