“Popullsia shqiptare do të vazhdojë procesin e plakjes“, kështu vihet re nga projeksionet e publikuara nga INSTAT, sipas të cilave Shqipëria shumë shpejt do të arrijë moshën mediane të Europës.
Në vitin 2031, mosha mediane e Shqipërisë pritet të jetë rreth 42.1 vjeç.
Çfarë është mosha mediane?
-Mosha mediane është mosha ku gjysma e popullsisë është më e vjetër dhe gjysma më e re.
Sa ishte mosha mediane e Shqipërisë në 2018?
-Në këtë vit, mosha mediane e Shqipërisë ishte 35.4 vjeç
Të dhënat e INSTAT në projeksionin e fundit të popullsisë:
-Koeficienti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje të shpejtë:
1. Në 2019, nga 20.5 të moshuar për 100 persona në moshë pune, në 35.0 të moshuar për 100 persona në moshë pune
2. Koeficienti i varësisë së të rinjve është në nivele konstante, 25.0 të rinj për 100 persona
Mosha mediane në Europë:
-Monako në vend të parë për moshën mediane më të lartë me 53.1 vite
-Japonia, me moshë mediane 47.3 vite
-Gjermania, me moshë mediane 47.1 vite
-Italia, me moshë mediane 45.5 vite
-Sllovenia me moshë mediane 44.5 vite
Mosha mediane në kontinentin e Amerikës së Veriut:
-Mosha mediane në këtë kontinent është 35 vite
-Kanadaja, me moshë mediane 42.2 vite
-SHBA, me moshë mediane 38.1 vite
-Meksika, me moshë mediane 28.3 vite
-Australia, me moshë mediane 33 vite
-Amerika e Jugut, me moshë mediane 31 vite
-Azia, me moshë mediane 31 vite
-Afrika është kontinenti me moshën mediane më të re, me moshë mediane 18 vjeç
a. 41% e popullsisë janë nën 15 vjeç
b. 3% e popullsisë janë mbi 65 vjeç