MENU
klinika

"Ç'ka ka qëllu" në Bronx

NYT: Kafe turke prej Nju Jorkut

18.03.2019 - 15:14

Në prestigjiozen “New York Times” ka zënë vend mes rreshtave edhe reportazhi për një restorant shqiptar. “Ç’ka ka qëllu” e gjeni pikërisht në lagjen Bronx, në New York.

Më poshtë, vijon reportazhi nga “New York Times”:

Sa hyn, të zë syri një koleksion me vegla antike, instrumente me tela, kunja, mullinj prej bronzi, disa makina shkrimi të vjetra, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. “Disa prej tyre, – thotë pronari, – i përkasin shekullit të 18-të.

Dyshemetë dhe muret duket sikur janë të zhvendosura nga ndonjë shtëpi apo fermë nga Shqipëria. Mikpritësit luajnë meloditë popullore shqiptare me instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne apo globale. Muzika e vjetër shqiptare vjen nga grupi i tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti duket të jetë zhytur në nostalgjinë e kohëve të shkuara.

Veç ambientit, që ngjason së tepërmi me një muze, në restorant shërbehen pjata dhe gatime po kaq origjinale. Këngët me vegla muzikore të vjetra dhe aroma e kuzhinës të kthejnë në një vend të vogël, por shumë të pasur në tradita.

Kushdo që dëshiron të jetë ‘pak shqiptar’, mjafton të shkelë në Bronx, në restorantin “Ç’ka ka qëllu” – në fakt, aty do të gjejë gjithçka shqiptare të ruajtur jo rastësisht…

Suxhukë të mbushur varen për t’u tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Ç’ka ka qëllu” është vendi ku duhet të shkoni” – citon “New York Times”, duke shtuar se “njëlloj si në Shqipëri, kafja e zier fort shërbehet me një enë me bisht të gjatë (xhezve red.).

Secila prej sallatave në “Ç’ka ka qëllu” duket se përbëhet nga tranguj, domate, qepë të kuqe dhe djathë, gatuar paksa më të ndryshme. Buka dhe ëmbëlsirat gatuhen në vend. Bakllavaja me sherbet, keku me arra ose haxhimaku, apo edhe sheqerparet, janë këto ndër ëmbëlsirat më tradicionale të restorantit.

 

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe