18.03.2019 - 15:20
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për protestat që do të ndërmarrë opozita, pas tubimit të 16 marsit,
Kreu i PD është pyet nga gazetarët për vendimin e Kolegjit të kryetarëve, teksa ka thënë se protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë.
“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi I kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative.
Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”.