MENU
klinika

Reagon Policia

Rikthehet tritoli, tronditet Laçi

18.03.2019 - 16:33

Policia ka dhënë detaje rreth shpërthimit tek njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren

Sipas policisë, linja është dëmtuar më lëndë eksplozive në fshatin Krastë të Thumanës.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.