MENU
klinika

Konfirmon rikandidimin

Zgjedhjet lokale/ Veliaj: Mezi pres mandatin e dytë

19.03.2019 - 16:32

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në turin “Bashkia që duam”, që do të mbahet në Tiranë në 23 mars.

Veliaj rikonfirmoi kandidimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vite të tjera, duke u shprehur se ky mandat i dytë do të vijë me projekte të reja.

“Mezi e pres që të fillojmë këtë mandat të dytë, me projekte të reja, por dhe me gjëra që kemi mësuar si t’i bëjmë më mirë. Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë”, tha Veliaj.

Sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet lokale, kreu i bashkisë thekson se është qyteti ai që përfiton nga alternativat e kandidaturave.

“Të vijë Luli, Saliu…të dy bashkë! Të vijë kush të dojë. Por, rëndësi ka të kemi një pjesëmarrje. Qoftë dhe ajo pakicë që e voton ende PD-në, të ketë edhe ajo përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Sepse unë besoj që gjithmonë duhet një mendim alternativ”, shtoi Veliaj.

Në lidhje me fjalët e ndërkombëtarëve, kryebashkiaku mendon se veprimet e opozitës kanë të fshehura pasigurinë e tyre.

“Edhe për sa kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikë, për sa kohë Gjermania, BE, OSBE-ODIHR thonë kjo qeveri ëshë një qeveri legjitime, të zgjohesh dy vite mbrapa dhe të thuash të ribëjmë ndeshjen e Champions League se nuk mu duk rezultati ”fair” është pak poshtëruese për ata që të kanë votuar, është pak sjellje prej humbësi, nuk reflekton siguri që populli të do dhe që ke disa vota, edhe besoj që nuk do të funkssionojë”, nënvizoi kryebashkiaku i Tiranës.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!