Këshilli i Europës i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë parimin e vetë-deklarimit të minoriteteve kombëtare.
KE apelon që në vend të zbatohen ligjet e miratuara në këtë drejtim. Për këtë, raporti i komitetit këshillëdhënës, u kërkon autoriteteve që të ndalojnë referimin vetëm mbi të dhënat arkivore dhe regjistrin e gjendjes civile në lidhje me verifikimin e personave të vetë-deklaruar si anëtarë të një minoriteti.
Në fakt kjo është një nga çështjet delikate në marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës. Në mënyrë të vazhdueshme presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërkuar respektimin e minoritetit grek në vend, në mënyrë që t’i hapet rrugë Shqipërisë në integrimin europian. Por pretendime për minoritete kombëtare ka edhe nga Serbia e Bullgaria.
Në vitin 2011 u realizua censusi i parë ku u përfshi dhe kombësia. Por rezultatet u kundërshtuan prej Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërkaq në vitin 2020 do të realizohet një tjetër regjistrim, por këtë radhë përcaktimi i kombësisë do të jetë i detyrueshëm.
Në raportin e fundit, Këshilli i Europës, vëren se komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të ndeshen me pabarazi dhe diskriminim, sidomos në nivel vendor.
Gjithashtu, bëhet thirrje për më shumë përpjekje, në përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre komuniteteve, sidomos në lidhje me qasjen në punësim, arsimim dhe shëndetësi, si dhe duhet të nxitet integrimin e tyre shoqëror.