MENU
klinika

Gjiknuri përuron rrugën

Përfundon kalvari i rrugës Lin – Pogradec

01.09.2018 - 12:49

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inauguruan të shtunën përfundimin e punimeve në aksin që lidh Linin me Pogradecin. Vepra infrastrukturore prej vitesh ishte e zvarritur ndërsa vjeshtën e kaluar u bë e mundur zgjidhja e problemit të financimit e më tej përfundimi i aksit. Ministri Gjiknuri vuri theksin tek transformimi që i ka sjellë zonës ky aks rrugor i shoqëruar edhe me ndërhyrjen për pastrimin e vijës së liqenit nga ndërtimet pa leje.

“Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura. Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tonë,” tha Gjiknuri.

Gjiknuri dhe Qendro, më pas inspektuan edhe punimet që po vazhdojnë në një tjetër vepër infrastrukturore, tunelin panoramik në hyrje të qytetit të Pogradecit. Ky segment do të ketë një gjatësi prej 1 kilometër dhe ajo çka e bën të veçantë është gjysëm tuneli që krijon mundësinë e një pamjeje piktoreske përgjatë rrugës. Në këtë pikë projekt kanë përfunduar segmented rrugore ndërmjet gjysëm-tuneleve si dhe 85% e punimeve ndërtuese të strukturave.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!