Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cilësoi mbresëlënës takimin në Universitetin e Durrësit sot, ndërsa shprehet se do ketë projekte të tjera nga partneriteti i Ministrisë së Brendshme me Policinë.
Në rrjetin social Twitter, Lleshaj e cilësoi Portin e Durrësit si portën e Shqipërisë dhe rajonit, madje paralajmëroi punonjësit e këtij porti, të jenë të kujdesshëm me ligjet.
“Një takim mbresëlënës në Universitetin e Durrësit sot. Diskutim i vërtetë me studentë të vërtetë. Partneritetit i MB dhe Policisë me universitetet është rruga drejt modernizimit. Shumë projekte konkrete janë tashmë në zhvillim në këtë fushë.
Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”, shkruan Lleshaj.