MENU
klinika

Djegia e mandateve

KQZ i jep mandatin edhe dy deputetëve nga listat e LSI

20.03.2019 - 10:31

KQZ do të japë sot mandatin edhe dy deputetëve të LSI-së.  Ish këshilltari në bashkinë e Fierit, Nimet Musai do të zëvendësojë Petrit Vasilin. Ndërsa kryetarja e LRI-së në Vlorë Enada Koçiraj do të marrë mandatin e Shezai Rrokaj.

Në karriget e opozitës në Parlamentin e Shqipërisë pritet të ulen 3 deputetë nga lista e LSI-së. Pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i zëvendësimeve nga lista e LSI-së pritet të shkojë në 11 nga 17 në gjithsej.

Edhe Ralf Gjoni, ish këshilltar i Ilir Metës, do të marrë mandatin e Klajda Gjoshën.

Në mbledhjen e sotme KQZ do të vendosë edhe për moszgjidhjen e mandateve të disa kandidatëve që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e parlamentit. Shterimi i listës së partive do të çojë në një situatë të paprecedentë , pasi në Parlament do të ketë më pak se 140 deputetët.

Ndryshe nga kandidatët e LSI-së nga lista e PD në Parlament ka mbetur me 6 deputetë. Madje tashmë ka nisur dhe shterimi i listave në qarqe. Në Shkodër kanë mbetur dhe dy emra, nga 5 mandate që ka PD, edhe në Lezhë janë për tu shqyrtuar dy emrat e fundit, nga tre deputetë që ka selia blu.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme