Ministria e Jashtme ka liruar nga detyra konsullin shqiptar në Greqi, Pervin Gjikuria.
Lirimi i tij vjen pak pas skandalit me pasaportat shqiptare që u vodhën në Athinë, pas ishin transportuar me çanta rrobash dhe autobus.
Ndërkohë përsa i përket ambasadores shqiptare në vendin fqinjë mësohet se Adriana Hobdari vijon të jetë ende në detyrë.
Çfarë ndodhi me pasaportat?
Pak kohë më parë në Greqi humbën 100 pasaporta të shqiptarëve atje.
Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave.
Me pas, në një prej lagjeve të Athinës, gjatë ndalesës makina diplomatike u vandalizua nga persona të paidentifikuar që morën 100 pasaporta nga pakoja me mjetet e identifikimit.