MENU
klinika

Për çfarë e ka fjalën?

Haradinaj: S’ka më të paprekshëm!

20.03.2019 - 12:58

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Sipas tij në Kosovë është punuar me intensitet të plotë dhe është çrrënjosur mentaliteti se dikush është i paprekshëm.

Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit.

Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta.

Të vetëdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë”, shruan Haradinaj.

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit

“Duhen përgatitje për skenarin më të keq”

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani! A po përsëritet historia?