MENU
klinika

Konferenca

Ruçi: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, vlerë e shtuar

20.03.2019 - 15:45

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Konferencën e XVI të Kryetarëve të Parlamenteve e cila u mbajt në Budva, të Malit të Zi.

Ruçi u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë mbështet fuqishëm reformat duke iu dhënë përparësi atyre që lidhen me integrimin rajonal dhe evropian.

“Asnjë rajon nuk ofron më shumë sesa rajoni Adriatiko-Jonian mundësi e burime për të garantuar një rritje ekonomike blu, të kombinuar me atë të gjelbër. Nuk duhet t’u lejojmë kombeve dhe qeverive tona, luksin për të mos i shfrytëzuar këto mundësi. Roli i parlamenteve, është thelbësor për mbarëvajtjen, realizimin e qëllimeve dhe produktivitetin e Nismës Adriatiko-Joniane. Kuvendi i Shqipërisë, ka qenë vendimtar në mbështetjen e qeverisë, institucioneve dhe agjencive të vendit, për përfshirjen aktive në aktivitetet dhe programet rajonale në kuadrin e Nismës.

gramoz ruci kqz-konica.al

Ne, e konsiderojmë diplomacinë parlamentare një instrument të fuqishëm, jo vetëm për nxitjen e bashkëpunimit politik e diplomatik, por edhe ekonomik e tregtar. Askush më mirë se parlamentet, si organizata demokratike e pluraliste, nuk mund të bëhet shprehës më autentik i interesave të qytetarëve, komuniteteve, grupeve të interesit, sipërmarrësve e tregjeve.

Kuvendi i Shqipërisë, mbështet fuqimisht reformat në të gjithë sektorët, por me përparësi ato që lidhen me integrimin rajonal dhe integrimin europian. Aktualisht, Kuvendi është i angazhuar në realizimin e prioritetit kryesor të Shqipërisë, atë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, në qershor 2019”, u shpreh Ruçi.

Kryetari i Kuvendit, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia, si shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe njëkohësisht anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë, në rrugëtimin e saj evropian.

Ndërkaq, Ruçi u kërkoi vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, që t’u përcjellin shteteve anëtare të BE-së mesazhin se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE,do të jetë një vlerë e shtuar për këtë organizatë.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme