MENU
klinika

Kundërshton opozita

Greqi/ Debate në Parlament për shtetësinë e emigrantëve

20.03.2019 - 16:26

Projektligji i Syriza për reformën në procedurën e nënshtetësisë greke, ka sjellë debate të mëdha në parlamentin grek.

Dhënia e nështetësisë greke, për opozitën greke përbën një padrejtësi te madhe kundër grekëve që barazohen gradualisht me emigrantët dhe të huajt, pasi këta të fundit përfitojnë të njëjtat të drejta.

Për marrjen e nënshtetësisë greke me procedurën e natyralizimit përfshihen në dispozita të posaçme grupimet më delikate të popullsisë (qytetarë mbi 65 vjeç dhe invalidë), dhe parashikohet një ulje e tarifës nga 700 euro në 550 euro, çfarë vërtet lejon kategoritë përkatëse të aplikojnë me kushte lehtësuese. Ndërkaq intervista para komisionit për njohuritë e gjuhës e kulturës greke zëvendësohet me një test të bazuar në pyetje të paracaktuara.

Një përgjigje të fortë kundër retorikës ekstreme kundër emigrantëve dhe pro lehtësimit të procedurës ka dhënë deputetja e KINAL, Paraskevi Hristofilopulu, duke u referuar në arritjet e shkrimtarit nga Shqipëria Gazmend Kapllani, i cili pavarësisht qëndrimit 20-vjeçar në Greqi, nuk e mori dot shtetësinë greke.

Deputetja ka deklaruar se trajtimi i qeverisë greke ndaj të rinjve shqiptarë në veçanti, të huajve në përgjithësi, është i padrejtë dhe kufizon mundësitë e tyre për integrim të plotë në familjen europiane.

Ndërkohë, vetëm në vitin 2017 plot 34,305 persona morën shtetësinë greke, ku 86,8% e tyre janë shqiptarë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi