MENU
klinika

"Shi bie në Tiranë..."

Fitnete Tuda, midis këngës dhe gazetarisë!

20.03.2019 - 19:27

Fitnete Tuda, një shqiptare e Maqedonisë, e lindur në Strugë dhe jetesën e veprimtarinë e saj e zhvilloi në Kosovë, aty ku përfundoi edhe studimet.

Në Kosovë, këngëtarja dhe shkrimtarja e njohur kishte kryer gjithashtu veç Universitetit edhe shkollën fillore dhe atë të mesme, ku më tej u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi, në Universitetin e Prishtinës.
Vçse një këngëtare, Fitnete Tuda është edhe një gazetare mjaft e suksesshme dhe e njohur për botën e medias kosovare më së shumti, dhe më gjerë.
Puna e saj e parë ka nisur që prej periudhës kur ajo edhe studionte, duke u bërë pjesë e Gazetës Studentore “Bota e Re”.

Por, pas një përiudhe qëndrimi në Kosovë, kushtet jo të favorshme, kryesisht ato ekonomike, por edhe politike e detyruan që së bashku me familjen e saj të rikthehej në Strugë.

fitnete tuda-konica.al
fitnete tuda-konica.al

Pas rikthimit të saj në vendlindje, Ftinete Tuda, bashkë me të vëllain e saj Uran Tudën hapën një prej radiostacioneve të para në gjuhën shqipe “Art Kanal”, ku punoi përnjë kohë mjaft të gjatë si gazetare dhe udhëheqëse.

Duke mos e lënë pas këngën, për disa vite me radhë ka qenë edhe drejtoreshë e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve te përpunuara “Kënë Jeho” të Strugës. Këto vitet e fundit ajo është kthyer përsëri të jetojë në Kosovë ku dhe ushtron profesionin e Gazetares pranë Radiotelevizionit të Kosovës në Departamentin e Kulturës.

Fitnetja ndan me bashkëshortin e saj Visari, të njëjtin profesion. Me Visarin, Fitnetja rrëfen se janë njhur në televizionin e Kosovës.

Shumë pak e dinë, por këngëtarja dhe bashkëshorti kanë disa vite diferencë në moshë. AJo nuk e thotë sa, sepse për të kjo nuk është fare me rëndësi. Askush prej tyre nuk e ka pasur problem këtë pjesë, sepse nuk e bëjnë më të pjekur dikë disa vite më pak apo më shumë: “Kemi një diferencë në moshë, por nuk na kanë bërë përshtypje. Ne kalojmë shumë mirë, kemi dy engjëj bashkë, Dua 11-vjeçare dhe Doni, të cilët na bëjnë shumë të lumtur”, – shton këngëtarja.

fitnete tuda-konica.al
fitnete tuda-konica.al

Në ditët e sotme, kur kujtojmë Fitnete Tudën, sot gazetare dhe më larg muzikës, kujtojmë secilën këngë të saj.

Një prej tyre, ajo “Rrugë”, e kënduar në vitin 1995 në edicionin e 34-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Asokohe një vajzë e re dhe një zë tepër unik, Fitnetja do të ngjitej në skenë me një tekst melodioz dhe me një këngë nostalgjie.

“Rrugë, rrugë, rrugë, Rrugë që më ftojnë diku, Dhe më pyesin për ku, për ku”,  është refreni i këngës së Fitnetes.

Ndërkohë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një nga hitet e viteve ’90, e cila vijon të këndohet me të njëjtën magji, “Shi bie në Tiranë” …  Shi bie ne Tiranë/ nga malli ynë/ edhe qielli qan/ je i dehur nga pija/ apo nga dashuria/ ti ec…/ por këmbët nuk të mbajnë.

Këngë të tjera të Fitnetes janë edhe: “Një ditë”; “Të falem ty”; “Si muzika”, etj.

/Bionelda Skonja

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen