MENU
klinika

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Skema e kompensimit, njoftim i rëndësishëm për fermerët

21.03.2019 - 13:36

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare nr.23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi nr. 3, datë 21.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 19, datë 03.11.2014, ‘Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar’, të ndryshuar”.

Si më poshtë vijon, përmendim disa nga ndryshimet kryesore sipas këtij udhëzimi:

Norma e kompensimit të fermerëve

Norma e kompensimin për fermerët dhe TVSH-ja e shënuar në faturë nga grumbulluesi aplikohet në masën 6%. Personi i tatueshëm blerës, krediton kompensimin prej 6%.

Detyrimet e fermerit

Fermeri, për të përfituar nga skema e kompensimit duhet të regjistrohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore për t’u pajisur me NIPT brenda dy ditësh pune. Drejtoria Rajonale Tatimore pajis me certifikatë NIPT-i fermerin, duke shënuar si emër ‘Fermeri A.B.’ dhe NIPT-in që gjeneron sistemi.

Detyrimet e personit të tatueshëm

Shoqëria grumbulluese që merr furnizimin, përpara se të lëshojë faturën e parë në emër të fermerit, duhet të njoftojë Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse që është aplikues i skemës së kompensimit të fermerit duke i bashkëngjitur dhe marrëveshjen me fermerin.

Mënyra e faturimit

Në lidhje me mënyrën e plotësimit të faturës tatimore, konsultohuni me shembullin në pikën 2 të nenit 11 të udhëzimit.