MENU
klinika

Hakmarrje ndaj LSI-së?

Mori mandatin/ Gjoni: LSI është shndërruar në partinë e çizmeve dhe bojrave

21.03.2019 - 17:19

Të konsideruar si tradhtarë nga ana e deputetëve të cilët dogjën mandatet, deputetët më të rinj, opozitarë në Kuvend, kanë zgjedhur të përgjigjen, duke kundërshtuar atë çfarë thuhet për vendimin e tyre.

Ralf Gjoni, deputeti nga radhët e LSI-së gjatë një prononcimi për mediat tha se ai nuk është tradhtar, por sipas tij tradhtar janë ata që braktisën parlamentin.

Ralf Gjoni u shpreh se nuk do e votonte një nismë në Kuvend për shkarkimin e Metës si president duke qenë se është deputeti i 94 duke plotësuar kuorumin.

“Ata që kanë tradhtuar janë ata që braktisën parlamentin, ne kemi marrë një përgjegjësi për të mbushur vakancat sipas kushetutes dhe sipas ligjeve për të mbajtur në këmbë parlamentin që është zemra e demokracisë. Unë gjithmonë kam qenë pro institucioneve dhe pro shtetit. Unë kam kujtime të bukura gjatë kohës kur kam aderuar në LSI. Nuk hedh poshtë atë që kam kaluar. Ju them se nuk do votoja shkarkimin e Metës si president meqë jam i 94 si deputet.”- tha Gjoni.

Veç fjalëve të mësipërme, Gjoni shprehet gjithashtu se nuk ka hakmarrje ndaj LSI, por nuk e kishte imagjinuar që kjo parti do të merrej peng duke përdorur çizme dhe bojë.

“Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë në ëndrrat e mia më të largëta që kjo parti mund të shkonte drejt des-integrimit dhe drejt një axhende pa krye të çizmeve, të bojërave dhe të thirrjeve për destabilizim dhe prishje të rendit kushtetues dhe rendit publik. Axhendë që njerëz të llojit tim nuk e mbështesin dot. jemi për të ardhmen, shpresën, për ata njerëz që deri sot nuk kanë gjetur një përfaqësim dinjitoz në këtë parlament. Nuk kam hakmarrje ndaj LSI dhe kam vetëm miq nga ajo parti. Unë kam qenë për partinë integrim dhe jo për çizme”- tha Gjoni.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve