Punonjës të drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë gjatë punimeve për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë, zbuluan disa rrënoja muresh që mendohet se i përkasin një xhamie të vjetër, e cila daton që prej shekullit 17.
Ekspertë thonë se muret janë të një xhamie e cila u shemb në vitin 1962.
Në Vlorë, njihet si xhamia e Tabakëve. Në shkrimet historike ajo përmendet si një nga 7 xhamitë kryesore të Vlorës, në vendin e së cilës, pas shembjes, u ndërtua tregu me emrin Vetëshërbimi.
Muret janë zbuluar pikërisht teksa pastronin themelet pranë xhamisë aktuale. Kreu i kësaj drejtorie, Orges Feimi thotë se po kryen verifikimet e duhura për objektin e zbuluar ndërkohë që punimet janë ndërprerë.