Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli rreth hapave të ardhshëm që do të marrë opozita në aksionin e saj.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se planet e opozitës do jetë të befasishme. Ajo theksoi se protestat do të vazhdojnë, ndërsa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama.
E pyetur se çfarë diskuton në shtëpi me Presidentin Meta, ajo deklaroi se në shtëpi nuk flasin fare rreth politikës por bëjnë dashuri.
“Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim djegur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” nënvizoi kryetarja e LSI.