22.03.2019 - 08:53
Në konsullatën ruse në Athinë ka shpërthyer një granatë.
Kjo ngjarje ka alarmuar kryeqytetin grek dhe policinë që në orët e para të mëngjesit.
Policia Greke u njoftua se në ambjentet e konsullatës ishte hedhur një objekt i dyshimtë.
Sipas informacioneve të para, granata u hodh nga të huajt që kaluan në një motor në orën 04:00 të mëngjesit.
Pesë minuta më vonë në rrugën Oikonomou, në Exarchia, u gjet një motor i djegur në Exarchia, i cili po shqyrtohet nga policët nëse është e lidhur me rastin.
Oficerët e policisë janë duke parë të gjitha pamjet e disponueshme të kamerës pane arratisjen e dy autoreve.