22.03.2019 - 11:32
Pas protestës së 16 shkurtit, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha dhe 4 protestues të tjerë ranë në prangat e policisë.
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Florenc Hoxhës.
Hoxha dhe katër protestuesit e tjerë, Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Ilir Hamendani dhe Sajmir Rexhepi kanë mbetur në burg me vendim gjykate.
Kujtojmë që Hoxha u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë tubimit të 16 shkurtit.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.