MENU
klinika

Reagimi

Basha kujton 22 marsin ’92: Është në dorën tonë të…

22.03.2019 - 11:57

Teksa ka kujtuar 22 marsin e ’92, kreu i Parisë Demokratike Lulzim Basha ka e cilësuar si një fitore të madhe për demokratët dhe një bashkim i madh i shqiptarëve për liri dhe demokraci.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se sot vendi është në udhëkryq dhe sipas tij është në dorën e tyre për ta përmbyllur atë.

Mesazhi i Bashës

“Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa”