Kuvendi i Kosovës diskutoi sot lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazionove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim ndryshimin e ligjit ekzistues.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh se iniciativa e mbylljes së lojrave të fatit është njëra ndër iniciativat më të mira të kësaj legjislature.
Në lidhje me iniciativën për mbylljen e lojrave të fatit, kryeparlamentari ka thënë se ato duhet të mbyllen të gjitha ose të largohen nga qendrat e qyteteve.
“Kemi një iniciativë të deputetëve, për fat të mirë nga shumica e grupeve parlamentare, është një nga iniciativat e mbylljes së lojrave të fatit të mashtrimit që po dëmton, familjet dhe qytetarët. Fati i qytetarëve tanë nuk janë kaziont…ajo që është si mesazh që lojërat e fatit duhet të dalin jashtë nga qendra, për të mos thënë të mbyllen krejt…mënyrë ideale është largimi i tyre jashtë qyteteve. Duhet të kihet parasysh, që Kosova nuk do të lejohet që të ketë krim të organizuar”, ka thënë ai mes të tjerash.
Kujtojmë se në Shqipëri qeveria i mbylli lojërat e fatit me vendimin që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.