Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët bektashinj për Sulltan Nevruzin, pas nje vizite që bëri në Kryegjyshatë.
Bashkë me urimin, Basha ka theksuar për mediat, se shpresa, liria e demokracia, janë vlerat që sot i kanë bashkuar prapë shqiptarët, “tek besimi për një të nesërme më të mirë që duhet, do na bëjnë bashkë dhe po na bëjnë bashkë. Një rrugë që uroj të jetë po kaq e ndritur se kjo e sotmja”
Deklarata e Bashës:
“Të gjithë besimtarëve bektashinj dua ti uroj nga zemra për ditën e Sulltan Nevruzit, për këtë festë hyjnore të dritës, shpresës por edhe demokracisë, vlera për të cilën kanë rënë martirët bektashinj, vlera mbi të cilën kanë triumfuar më 22 mars ’92 shqiptarët mbi diktaturën më të egër, vlera për të cilën janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, besimit në Zot, dinjitet të njeriut, tek besimi për një të nesërme më të mirë që duhet, do na bëjnë bashkë dhe po na bëjnë bashkë. Një rrugë që uroj të jetë po kaq e ndritur se kjo e sotmja.”