MENU
klinika

Ftesë për zhvillimin e demokracisë njerëzore

Meta uron Sulltan Novruzin: Ditë e rigjallërimit!

22.03.2019 - 15:34

Me rastin e Festës së Sulltan Novruzit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe klerikë të tjerë.

Presidenti i Republikës u uroi të gjithë besimtarëve bektashinj “Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit”, shëndet e mbarësi për ta dhe familjet e tyre si dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ndodhen.

“I bashkohem mesazheve të Kryegjyshit Botëror dhe uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët bektashian si dhe të gjithë qytetarët: Pranverë të ketë në zemrën e çdo shqiptari! Sot dhe në ditët që vijnë, sepse kjo është një ditë e rigjallërimit jo vetëm të natyrës dhe optimizmit pranveror, por na fton edhe të reflektojmë më shumë për të rigjallëruar vlerat tona më të mira njerëzore, familjare, shoqërore, kombëtare në emër të atyre idealeve, për të cilat sakrifikoi Imam Aliu, për të idealizuar jetën e për të zhvilluar demokracinë njerëzore. Pranverë për të gjithë!”, – theksoi Presidenti Meta.

meta-konica.al
meta-konica.al

Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Meta e quan këtë ditë optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut.

“Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”– uron Meta.

Mesazhi i Metës:

“Të dashur miq,
Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin